Një fëmijë tjetër për Irina Shayk dhe Bradley Cooper?

Bradley Cooper nuk e kishte menduar kurrë që një familje me të dashurën e tij Irina Shayk, 32 vjeçe, do i ndryshonte kdënvështrimin për jetën. Por ja që kështu ndodhi.
“Të kesh një fëmijë dhe një familje për vete, një mrekulli dhe diçka që e kam ëndërruar gjithmonë , më ka bërë më të hapur, dhe të jem më i pranishëm si person ditë pas dite”, ka thënë Bradley, duke shtuar se e menaxhon më mirë punën e tij.
Meritë e bukuroshes ruse Irina që i ka sjellë kokën në vend. Ose bëhet fjalë për një ndjesi përgjegjësie kur bëhesh baba? Por duket se tani dëshirojnë të bëjnë një tjetër fëmijë. Le tu urojmë fat!