Një detaj që nuk e vutë re nga Look-u i Beyonce

Beyonce kohët e fundit duket se po shijon jetën si spektatore në vend që të jetë ajo që e bën spektaklin. 36 vjeçarja po e kalon këtë periudhë pushimi që pas lindjes së saj, duke marrë pjesë në koncerte të ndryshme së bashku më familjen e saj. Jo më larg se të mërkurën, fansat vunë re prezencën e këngëtares në koncertit e Bruno Mars, dhe nuk i kursyen fotot të cilat u shpërndanë kudo. Por Beyonce na ka dhënë një pamje më të qartë të look-ut të saj, teksa ka shpërndarë foto të çdo detaji që mbante veshur. Ajo që ra në sy ishte unaza që mbante në gishtin e dorës së majtë të unazës, me inicialet e emrave të tre fëmijëve të saj dhe Jay Z : Blue Ivy, Sir dhe Rumi.