Nisin xhirimet filmit për gazetarin e vrarë saudit Jamal Khashoggin

Sean Penn po qëndron këto ditë në Stamboll për të punuar në një film dokumentar rreth gazetarit Jamal Khashoggi, i cili u vra më 2 tetor në një Konsullatën Saudite në qytetin turk.

Agjencia turke “Anadoly” raportoi se aktori, dy herë fitues i çmimit “Oscar”, ishte përpara konsullatës saudite duke xhiruar filmin.

Mediat transmetuan një video që tregon Penn në kostum të zi, ndërsa bisedonte me një kameraman para një gardhi të policisë turke që pengonte hyrjen në konsullatë.

Khashoggi u vra në ambientet e brendshme më 2 tetor, kur shkoi të merrte dokumentet e kërkuara për t’u martuar me një shtetase turke.

Aktori 58-vjeçar është i njohur për pikëpamjet mbi politikën dhe shoqërinë amerikane në përgjithësi, por edhe mbi iniciativat që vendet e tjera e konsiderojnë të diskutueshme.

Aktori Sean Penn ka shkaktuar polemika të mëdha në vitin 2015, kur intervistoi bosin më të madh të drogës, i cili ishte në arrati, Joaquin Guzman, i njohur si “El Chapo”.