Nishani kthen mbrapsht ligjin për trajtimin e pronës

Presidenti Bujar Nishani ka kthyer mbrapsht ligjin për trajtimin e pronës duke u shprehur se nuk është aspak efektiv.“Skema e ofruar përmes këtij Ligji për zgjidhjen e problemit sistemik dhe të përsëritur në lidhje me mosekzekutimin e vendimeve në lidhje me kompensimin e pronarëve që kanë një vendim përfundimtar administrativ apo gjyqësor bie ndesh me parimin kushtetues të  sigurisë  juridike dhe nuk është aspak efektive sic kërkohet nga GJEDNJ referuar vendimit pilot Manushaqe Puto dhe të tjerë kundër Shqipërisë”, shprehet Nishani.