Nina Dobrev eksperimenton me vdekjen

Aktorja ka pozuar për revistën “Rogue” ku ka promovuar projektin e saj të fundit “Flatliners” . Ajo tha për revistën se u tërhoq nga seriali “Vampire Diaries” për t’i mbyllur gojën të gjithë atyre personave që thonin se ajo do të luante të njëjtin rol gjatë gjithë jetës së saj. Filmi i ri në të cilin do të marrë pjesë aktorja ka të bëjë me disa studentë të mjekësisë të cilët eksperimentojnë me vdekjen për të provuar se çfarë ndodh pas saj. ” Ideja e vdekjes dhe kthimi në jetë, është një koncept kaq unik. Fakti që ky film i jep përgjigje shumë pyetjeve që kam dashur të di për jetën pas vdekjes, më intrigoi menjëherë për të marë pjesë.”- tha Nina për revistën.