Niki Lauda në gjendje të rëndë, frymëzoi filmin “Rush”

sh-piloti, tre hrë kampion i “Formula 1” iu nënshtrua një transplanti të mushkërive dhe ndodhet në gjendje ët rëndë shëndetësore. Historia e tij është rrëfyer edhë në filmin “Rush”, të Ron Howard.

Prej disa javësh, Niki Lauda është shtruar në një spital në Vienë, nga ku erdhi edhe lajmi i trishto për gjendjen e tij shëndetësore.

Historia e Lauda, veçanërisht rivaliteti me James Hunt, është trguar me detaje në “Rush”, film i cili u nderua me një “Golden Globe” në vitin 2014.

Më tepër se sa për sukseset e tij në aspektin sportiv, për personalitetin apo për shpejtësinë në pistë, Niki Lauda mbahet mend për incidentin ku ishte përfshirë gjatë Çmimi të Madh të Gjermanisë në 1976-n, në të cilin figura e tij u dëmtua.

Në “Rush” roli i tre herë kampionit të “Formula 1” është interpretuar nga Daniel Bruhl, ndërsa Chris Hemsworth luajti nën petkun e Hunt.