Nicole Scherzinger ofendohet në “Instagram”

Nicole Scherzinger është ofenduar nga përdoruesit e saj në rrjetin social “Instagram”, për shkak se ka nisur të shoqërohet me ish të dashurin e Cheryl Cole, Jean Bernard Fernandez-Versini. Ish-ylli i “Pussycat Doll”, është quajtur e keqe dhe e djallëzuar pasi Jean Bernard ka postuar dy foto ku dyshja shihet së bashku teksa argëtohen në një klub nate. Fansat kanë reaguar keq pas këtyre postimeve, pasi duket se Nicole e ka krijuar me qëllim marrëdhënien me ish të dashurin e Cheryl, më të cilën ka pasur një zënkë në vitin 2012.