Nicky Jam mund të jetë pjesë e “Bad Boys 3”

Pas vështirësive të shumta, tashme është konfirmuar edhe kapitulli i tretë i sagës “Bad Boys” me protagonistë Martin Lawrence dhe Will Smith. Raportohet se këngëtari i famshëm Nicky Jam ka bërë provimin për të qenë pjesë në këtë projekt të shumëpritur. Jam konfirmoi se ka qenë në Los Angeles për një provim për një film, por nuk ka dashur ta thotë se kush.
“Jam në Los Angeles sepse bëra një provim për një rol në një film. Nuk dëshiroj të them filmin pasi nuk dua të prish gjithçka”, deklaroi ai. Nicky Jam është shfaqur në filmin e vitit 2017 “XXX: The Return of Xander Cage”, përkrahë Vin Diesel.