Ngacmimi seksual, Eliza Dushku merr dëmshpërblim marramendës

Aktorja amerikane me origjinë shqiptare, Eliza Dushku ka marrë dëmshpërblim prej 9.5 milionë dollarë nga CBS, pasi kur luajti në shfaqjen “Buffy the Vampire Slayer” dhe “Bring It On”, e më pas nënshkroi me CBS, të luajë një rol në serialin “Bull”, ajo u ngacmua seksualisht nga një aktor.
Në fakt, ajo ka hequr dorë prej padisë për ngacmim seksual nga Michael Weatherly, i cili luan rolin kryesor në projektin filmik. Shuma është paguar pas marrëveshjes dhe se ajo është e barabartë me shumën që do të merrte një anëtare e serialit në katër sezone.
Dyshja u bashkua me ekuipazhin në mars të vitit 2017 në tre episode dhe ishte planifikuar që 37-vjeçarja të bëhet anëtare e rregullt e ekipit.
Supozohet se komentet e pakëndshme të Weatherlyt mbi pamjen, përdhunimin dhe historitë, bënë që ajo ta lë serialin e zemëruar me sjelljen e aktorit.
Ai kërkoi falje për sjelljen dhe tha se nuk e kishte seriozisht me fjalët që i kishte përdor gjatë komunikimit me aktoren shqiptare.
Kjo “marrëveshje” erdhi pasi drejtori i CBS-së, Les Munves, u largua pas disa akuzave për abuzim seksual.