Nga “Oscar” te “Osc-her”

“Oscar 2019” gjithnjë e më femërore. Mbërritën “Osc-her”, statujat e arta të modeluara bazuar te dy të nominuarat në këtë edicion të ndarjes çmimeve më prestigjioze të kinemasë; Olivia Colman (“The Favourite”) dhe Lady Gaga (“A Star is Born”), si dhe te Janet Gaynor, e para grua që ka fituar një “Oscar”. Statujat janë prodhuar nga “Odeon Cinema”, në vazhdën e rritjes së popullaritetit në favor të grave në kinema. Sipas një sondazhi, 3/4 anglezë të pyetur duan më shumë femra që të prezantohen në “Oscar”. Statujat nuk do të përdoren nga “Academy”, por sipas të intervistuarve shpresohet që të ndodhë në të ardhmen.