Nga kënga te moda, Harry Styles pozon me mjellma e derra

Harry Styles bëri debutimin në Met Gala i veshur kokë e këmbë me “Gucci” dhe tani këngëtari, ish-“One Direction”, është imazhi kryesor i kompanisë franceze të modës për koleksionin “Gucci Men’s Tailoring Fall 2019”.
Fotografitë u realizuan nga regjisori Harmony Korine, duke e vendosur Harry-n në një ambient barok, me objekte antike, statuja dhe kafshë. Këngëtari rrethohet nga mjellma e derrkucë.
Nuk është hera e parë që marka e njohur e modës përdor kafshë për reklamat. Ka pasur dhi, pula e qen.