Nga dragonjtë te elfët, Emilia Clark në “Last Christmas”

“Last Christmas”, me regji të Paul Feig, ka nisur xhirimet në Londër, dhe për protagoniste ka Nënën e Dragonjve, Emilia Clarke.

Në disa foto që qarkullojnë në internet, dallohet aktorja e cila është e veshur si elb.

Filmi flet për Kate (Emilia Clarke), një vajzë që punon si elb në një dyqan gjatë periudhës së krishtlindjes. Kate hallakatet rrugëve të Londrës, duke marrë një sërë vendimet të këqija. Tom (Henry Golding) duket perfekt kur hyn në jetën e Kate dhe shikon përtej barrierave që vajza ka vënë mes saj dhe botës.

“Last Christmas” është parashikuar të dalë në kinema më 15 nëntor 2019.