Nga Andrew në një tjetër Andrew, Rita Ora zbulon lidhjen e saj të re

Në muajin shtator këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora konfirmoi ndarjen nga i dashuri i saj, këngëtari Andrew Watt pasi oraret e zgjatura në punë e shuan romanticitetin e tyre.

“The Sun” ka njoftuar se 28-vjeçarja është në një romancë të re me aktorin Andrew Garfield që për ironi të fatit ka të njejtin mbiemër si ish-i i saj.

Dyshja kanë rreth dy muaj që shoqërohen me njëri-tjetrin edhe pse e kanë mbajtur marrëdhënien e tyre sekrete dhe nuk janë shfaqur asnjëherë bashkë në publik.

Miqtë e saj u shprehën se më në fund Rita mund të ketë gjetur shpirtin e saj binjak por do të nxitohet për ta bërë publike atë.