“New Rules”, kënga më seksi me pizhame

Dua Lipa është cilësuar si këngëtarja pop sensacion e momentit. Këngëtarja me origjinë kosovare nuk di të ndalet që prej vitit 2015 kur nxori “Be The One”, derisa publikoi albumin e saj të parë “Dua Lipa”, këngët e të cilit po kapin majat e klasifikimeve këtë verë.

Në “New Rules”, Dua shfaqet në një hotel ndërsa rrethohet nga shoqet, me të cilat bisedon për ndarjen nga i dashuri dhe merr këshilla se si të veprojë. Duke përfaqësuar dhembjen e një ndarjeje stereotip, gjatë këngës Dua tregon se do të vendosë Rregulla të Reja, për të shëruar zemrën.

Në media, është cilësuar si kënga më seksi e mbledhjes së femrave të veshura me pizhame që është publikuar në “YouTube”.

Nuk është çudi që Dua shfaqet me një stil të freskët veror, të thjeshtë, e shoqëruar me syze dielli të ngjyrave të ndryshme, duke shënuar dhe gol në fushën e modës. Ka ditur gjithnjë të paraqesë një stil unik, por të thjeshtë, ashtu siç është dhe vetë.