Nëse fitojnë “Grammy”, do të dalin me të brendshme

Në prag të ceremonisë të ndarjes së çmimeve “Grammy” shumë artistë që janë të nominuar në kategori të ndryshme po japin intervistat e tyre të fundit para natës së madhe.

Edhe Camila Cabello ashtu si shumë prej kolegëve të saj artistë është mjaft e emocionuar dhe shpreson të jetë fituese në të paktën 1 prej nominimeve të saj.

Megjithatë në një intervistë radiofonike, këngëtarja e famshme ka bërë një premtim live. Nëse ajo dhe Shawn Mendes do të fitojnë çmimin ‘performanca më e mirë në grup’ për projektin muzikor “Señorita” ata do të dalin në skenë me të brendshme.

“Nëse unë dhe Shawn do të fitojmë do të ngjitemi për të marrë kupën duke veshur vetëm të brendshme, megjithëse do të më duhet të bëj shumë palestër para se të bëj këtë gjë” -tha ajo plot humor.

Një veprim të tillë e kanë bërë edhe pjesëtarët e grupit “Twenty One Pilots” 3 vite më parë kur fituan në të njejtën kategori.