Nëna e yllit të popit pozon në një dollap plot me marijuanë

Miley Cyrus nuk ka patur asnjëherë turp që të flasë për marijuanën. Ndërsa tani nëna e yllit, Tish po ndjek hapat e të bijës pasi ka bërë një fotografi në një dollap të mbushur me kanabis.

Fotografinë e saj e ka shpërndarë babai i Miley, Billy Ray Cyrus duke shkruajtur: “Po! Sic thashë dje, Tish Cyrus, kohërat po ndryshojnë. Nënë e çmendur”.

Nuk mungoi reagimi i Tish, i cili i tha: “Pikë së pari, bashkëshorti im është i çmendur. Së dyti, kjo pikturë është një cmenduri dhe së treti, kjo nuk është drogë në shtëpinë time. Por nëse do ishte, do të ishte e mrekullueshme për shumë arsye”.