Nëna e Rita Orës përzgjidhet ambasadore e organizatës bamirëse “Future Dreams” në Londër

Rita Ora, është duke shijuar suksesin e këngës së saj më të fundit, “Let you love me”.

Ajo ka arritur të bëhet një ndër emrat më të përfolur në mediat ndërkombëtare falë projekteve të saj të suksesshme këtë vit.

Por jo më pak vëmendje në media po marrin edhe prindërit e këngëtares, Besnik dhe Vera Sahatçiu.

Kjo e fundit, është përzgjedhur si ambasadore nderi e organizatës bamirëse “Future Dreams” në Londër.

Si një grua e cila ka mposhtur luftën kundër kancerit, Vera Sahatçiu është një shembull për gratë se si duhet luftuar gjithnjë përballë sfidave të jetës.