Header

Në Wuhan rinis puna,Austria hap dyqanet më 14 prill

Operacionet për rifillimin e punës dhe prodhimin në Wuhan të Kinës, epiqendër e epidemisë, janë më të shpejta nga ç’mund të mendohej.

Kjo gjë u konfirmua nga zëvendëskryebashkiaku i qytetit kinez, Hu Yabo, gjatë një konference për shtyp.

Sipas Hu, në Wuhan në 4 prill rihapja e industrive më të mëdha kishte arritur në 97.2%, ndërsa në të njëjtën periudhë shërbimet kryesore kishin arritur në 93.2%.

Sakaq në Austri, duke nisur nga 14 prilli është njoftuar hapja e dyqaneve tregtare.

Fillimisht do të nisin aktivitetet dyqanet me më pak se 400 metër katrorë.

Ndërkohë mendohet që në 1 maj, siç lajmëroi Kancelari Sebastian Kurz, mund të rinisin të gjithë aktivitetet tregtare, edhe parukeritë.

You may also like ...