Në Teksas mbyllin shtëpinë e parë publike me kukulla seksi

Në Hjuston të Teksasit po bëheshin gati për hapjen e shtëpisë së parë publike me kukulla seksi, por gjithçka është ndaluar nga autoritetet.
Kinky S Dolls, një kompani prodhimi kukullash seksi dhe robotësh në Toronto të Kanadasë, po planifikonte që të hapte shtëpinë publike në SHBA këtë javë, por gjithçka u pezullua pasi inspektorët zbuluan se kompania nuk kishte licencën për të rinovuar godinën ku do të nisë aktiviteti.
Kinky S Dolls ka hasur pengesa më parë edhe nga grupet fetare në Hjuston, ndërsa kryebashkiaku ka deklaruar se po vëzhgon nëse biznesi është i ligjshëm.
8000 persona deri tani kanë firmosur peticion duke kërkuar që kryebashkiaku të bllokojë aktivitetin.
Kompania ka ndërmend që edhe të shesë kukulla seksi me një çmim prej 2500 dollarë secila.