Në shtëpinë e Cristiano Ronaldo kanë ardhur festat

Vetëm një ditë na ndan nga dhjetori një ndër muajt e preferuar të të gjithëve sepse afrohen festat e fundvitit Krishtlindje dhe Viti i Ri.
Por sigurisht ajo që na ra në sy nga një shëtitje në Instagram ishte edhe dekori në shtëpinë e një prej futbollistëve më me bujë siç është Cristiano Ronaldo.
Ka qenë partnerja e tij Georgina Rodriguez e cila ka postuar në Instagram disa foto me fëmijët.
Aty duket një kukull babgjyshi i cili është i ulur në fron , arusha, drerë elf, dhurata me drita dhe sigurisht edhe një bredh gjigand i bardhë.
“U kënaqëm shumë duke blerë zbukurimet për Krishtlindje, për të dekoruar shtëpinë tonë të re në Torino”.– shkruan bukuroshja.