Në pritje të Colour Day Festival: Përtej qejfit, ja çfarë thonë psikologët për festa të tilla

Po mer formë skena dhe po shtohen gjithnjë e më shumë artistët e njohur shqiptar dhe të huaj që do të ndezin Sheshin ‘Nënë Tereza’ në datë 18 Maj, fal festivalit më të madh muzikor ““Colour Day Festival”
Festivali i ngjyrave është përqafuar dhe kthyer në traditë kryësisht në: SHBA, Angli, Turqi, Dubai, Tajlandë, Kanada, Hollandë, Greqi dhe Spanjë dhe prej vitit të kaluar edhe në vendin tonë.
Sipas një studimi të fundit të “Psychology Today”, të qëndruarit 40 minuta në një shesh të hapur ku mbahet një festival i përmasave të mëdha (siç është Colour Day Festival në Tiranë), mirëqenia e një personi rritet me plotë 21%. Gjithashtu, studiuesit tregojnë se socializimi në një festival në shesh të hapur është 25% më i lartë të ndodhë se sa në festivale në ambiente të mbyllura dhe të tilla organizime kanë një probabilitet prej 75% më tepër për tu bërë shkasë e lindjes së një ideje të re kreative për jetën tuaj apo për një sipërmarrje që doni të nisni.
Ky studim i psikologëve amerikanë mund të testohet ashtu siç duhet në 18 maj teksa do të mbahet “Colour Day Festival” në Tiranë dhe ne jemi gati të jemi “dëshmia e gjallë” se gjetjet e tyre kanë qenë të drejta. Fundja ky është çelësi i suksesit: të maksimizojmë përfitimet vetjake dhe në grup edhe teksa jemi duke shijuar për qejf një festival muzike e ku ndodh një “lufta” më e bukur me ngjyra.