Në prag të festimeve për 20-vjetorin e “Baby One More Time”

Sërish vëmendja te puna e mrekullueshme e Britney Spears me projektet e saj muzikore.
Së fundmi këngëtarja e famshme është në prag të festimeve të 20-vjetorit të albumit të saj “Baby One More Time” dhe fansat kanë nisur t’i shkruajnë letra “Billboard”, që disa këngë të këtij albumi të rikthehen në klasifikimin e 100 hiteve më të mira.
“Baby One More Time” ka shitur mbi 10.6 milionë kopje vetëm në Shtetet e Bashkuara, duke u shndërruar në një nga albumet më të dëgjuar të fillim viteve 2000. Në vitin e lançimit 1999, albumi i Britney ishte në listën e 24 albumeve më të shitur të kohës.