Në pikun e vapës, Gigi në një set me veshje dimërore

Gigi Hadid një ndër modelet më të kërkuara në industrinë e modës sapo është bërë pjesë e koleksionit vjeshtë/dimër për firmën “Missoni”, ndërkohë që i dashur i saj Zayn po kalon një periudhë depresioni.

Minimaliste në make-up dhe me një vështrim serioz, modelja bukuroshe ja ka dalë edhe një herë për të realizuar një set perfekt fotografik. Edhe pse stina e verës ende nuk ka përfunduar, fansat e saj të cilët gjithmonë janë në pritje të fotove seksi e me bikini, u shpërblyen me këtë set për rroba dimërore.

Sa i përket Zayn, britaniku është shprehur vetëm pak ditë më parë në një intervistë ku është hapur ndaj gjendjes së tij depresive e cila e pengon për të performuar ‘live’ e gjithashtu e izolon nga njerëzit që e rrethojnë. 22-vjeçari ka qetësuar fansat e tij duke thënë se do të dalë në skenë pasi të publikohet albumi i tij i dytë.