Në New York Fashion Week prezantohet koleksioni i modës së grave me shami

Kreatorja indoneziane Annies Hasibuan (28) ka prezantuar koleksionin e saj të ri të veshjeve për gratë me hixhab në ngjarjen më të madhe të modës në botë – New York Fashion Week.

Bëhet fjalë për indonezianen e parë me mbulesë, e cila merr pjesë në “New York Fashion Week” gjatë të cilës këtë javë publikut do t’i prezantohen trendet më të reja në botën e modës.

Koleksioni për gratë me hixhab i Hasibuan, siç transmeton AA, u shoqërua me duartrokitje të mëdha. Veshjet urbane, veshje solemne kryesisht ishin të frymëzuara nga diversiteti kulturor i Indonezisë dhe ngjyrat tipike të këtij arkipelagu me ngjyra ari dhe ngjyrë pjeshke.