Në Kaliforni, e hëna bëhet ‘vegane’ me ligj

Në Berkeley, në Kaliforni, SHBA, e hëna është bërë vegane. Nuk bëhet fjalë për një iniciativë të atyre që ndjekin dietën vegane, por për një zgjidhje të aprovuar nga Këshilli Bashkiak i qytetit.
Pra, me ligj, një herë në javë, qytetarët do të duhet të ushqehen “gjelbër”.
Të gjithë ceremonive dhe eventeve të organizuara në qytet do u shërbehet ushqim vegan.
Iniciativa është një fushatë sensibilizimi kundër konsumit të ushqimit dhe impaktit ambiental që vjen nga kjo, deri në fund të vitit.
Lajmi bëhet i ditur nga rrjeti ABC7.”Nuk po kërkoj të hiqet dorë nga mishi. Po u kërkoj të gjithëve të mendojnë si të ulim konsumin e tij”, ka deklaruar Kate Harrison, këshilltarja që ka prezantuar zgjidhjen.
“Thuajse një e treta e problemit tonë të lidhur me ndryshimet klimaterike, vjen nga zooteknika dhe nga prodhimi i mishit dhe përpunimit të tij, që vijon, ka shtuar Kate.