Në gjurmët e nënës, këngëtarja e famshme këndon me të bijën 7-vjeçare

Duket sikur vajza e këngëtares së famshme Pink, Willlow Hart, është gati për të nisur karrierën në gjurmët e së ëmës, madje duket edhe shumë e talentuar ndonëse është vetëm 7-vjeçare.
Vogëlushja ka regjistruar një ditë më parë së bashku me superstar-in e njohur të muzikës pop një cover të këngës “A Million Things” për The Greatest Shoëman- Reimagined.
Në një video të ëmbël nga studio e regjistrimit, Willow këndon me zërin e saj të pastër ndërsa Pink qëndron pranë saj si zë mbështetës dhe duket krenare për talentin e së bijës.
Duke i parë mëmë e bijë të këndojnë në këtë mënyrë, është e sigurt që e ardhmja, shumë shpejt do t’i ngjitë ato në skena të mëdha për të thyer më shumë zemra.