Në “Creed 2” do të shfaqej edhe fantazma e Apollo Creed

Në “Creed 2” parashikohej të shfaqej edhe fantazma e Apollo Creed. Lajmin e bëri të ditur Dolph Lundgren, i cili tregoi se në një nga versionet e para të skenarit të këtij filmi parashikohej rikthimi i Carl Weathers, në formën e fantazmës së Apollo Creed, kur djali i tij ishte i shtruar në spital pas ndeshjes së parë me djalin e Ivan Dragos.

“Creed 2” risolli në ekranin e madh shumë personazhe të famshëm të filmit “Rocky”, duke përfshirë edhe vetë Ivan Drago, boksieri rus që ndeshet fillimisht me Apollo Creed, ku ky i fundit gjen vdekjen në ring, dhe më pas me Rocky Balboa në filmin kult Rocky IV.