Ndërron jetë reperi 24-vjeçar, u qëllua në mes të qytetit

Puerto Rico u trondit ditën e djeshme pas vrasjes së reperit të ri, Kevin Fret. Ai u qëllua teksa ishte duke udhëtuar me motor, rreth orës 05:30 e mëngjesit. Këngëtari 24-vjeçar kishte sjellë materiale të ndryshme muzikore dhe siç ka treguar menaxheri i tij, ishte një ëndërrimtar i madh dhe kishte një shpirt të madh artistik. Kevin ishte i njohur gjithashtu dhe për homoseksualitetin e tij, pasi e kishte pranuar publikisht.

“Nuk ka fjalë që përshkruajnë ndjenjën që kemi dhe dhimbjen që na shkakton të dimë se një person me kaq shumë ëndrra duhet të shkojë. Ne duhet të bashkohemi të gjithë në këto kohë të vështira dhe të kërkojmë shumë paqe për Puerto Rico-n tonë të dashur. Ai akoma kishte shumë për të bërë”, u shpreh menaxheri i reperit.

Largimi nga jeta i parakohshëm i Kevin Fret i ka tronditur të gjitha mediat në Spanjë, të cilat kanë shkruar shumë për këtë ngjarje orët e fundit.