Ndërron jetë në moshën 70 vjeçare vokalisti i Motorhead

Vetëm dy ditë pasi mësoi se vuante nga kanceri, ka ndërruar jetë në moshën 70 vjeçare vokalisti i grupit të famshëm Motorhead.Lemmy ishte themeluesi i bandës britanike në vitin 1975 dhe ka regjistruar me të 22 albume, përfshirë albumin “Ace of Spades”, duke u bërë një nga zërat më të njohur të muzikës botërore.Grupi Motorhead shkroi në Facebook: “Miku ynë i mirë Lemmy ka ndërruar jetë pas një beteje të shkurtër me një kancer shumë të egër. Nuk ka fjalë për të përshkruar tronditjen dhe hidhërimin që ndjejmë.