Ndërron jetë aktorja që luajti rolin e të dashurës së 007

Aktorja e filmave Bond, Nadja Regin shuhet në moshën 87-vjeçare.

Aktorja Nadja Regin, e cila u shfaq në dy filma të James Bond-it, ka ndërruar jetë në moshën 87-vjeçare.

Lajmi u bë i ditur nga faqja zyrtare e filmave 007 në Twitter, e cila shprehej: “Mendimet tona janë me ato të familjes dhe miqve në këtë kohë të veshtirë.”

Ne vitin 1963 aktorja ishte rekrutuar për të luajtur rolin e të dashurës së stacionit te bosit MI6, Alim Kerim Bey ne filmin me titull ‘From Russia with love.’

E lindur në Beograd të Serbisë, Regin filloi të aktronte në shtëpi dhe në Gjermani përpara se të zhvendosej në Mbretërinë e Bashkuar, në mes të viteve 1950-të.

Ajo mori pjesë në disa filma britanikë përpara se të merrte rolin në filmin ‘From Russia ëith love’.

Ne vitet ’70 Regin punoi për kompani si Rank Film dhe producentët e filmave horror, Hammer, duke përzgjedhur tekste filmash për produksion.

Ajo së fundmi publikoi novelën e saj ‘The victims and the fools’ (në shqip: ‘Viktimat dhe budallenjtë’) me emrin e saj te plotë Nadja Poderegin.

Libri përshkruan romancën midis një poeti idealizues dhe një kërcimtareje të bukur gjatë Luftës së Dytë Botërore.