Ndërroi jetë pak muaj më parë, shitet në ankand karroca e shkencëtarit Stephen Hawking

Karroca e famshme e shkencëtarit të ndjerë Stephen Hawking është shitur në një ankand në ditën e enjte për 300 mijë dollarë.
Hawking kaloj pjesën më të madhe të jetës së tij në karrocë pas problemit që kishte me neuronet.
Shkencëtari i famshëm ndërroj jetë në mars të këtij viti në moshën 76 vjeçare.Gjatë karrierës së tij Stephen pati shumë suksese në fushën e shkencës duke fituar çmime të shumta.
Ai iu bë i njohur për publikun dhe botën studimore nëpërmjet librave të tij shkencorë mbi fizikën moderne.
Në vitin 1963 Hawking u diagnostikua me Amyotrophe Lateralsklerose (ALS), dhe që prej vitit 1968 është udhëzuar të përdorë karrocë.