Nderohet Kenneth Branagh

Aktori Kenneth Branagh i vendosi gjurmët e gjymtyrëve të tij në çimenton para teatrit kinez “TCL” në Hollywood. Ngjarja u përcoll me një ceremoni për ta shënuar këtë rast. Branagh, i cili është nominuar për çmim “Oscar” pesë herë, e pranoi këtë nder në Hollywood në të njëjtën kohë kur e ka filluar promovimin e projektit të tij të fundit, “Murder on the Orient Express”.

Branagh u bë i famshëm në Hollywood me portretizimin e protagonistit në filmin “Henry V” dhe që atëherë ka luajtur në një numër të madh projektesh, e gjithashtu edhe ka bërë regjinë e disa filmave me buxhet të lartë si “Cinderella” dhe “Thor”. “Murder on the Orient Express”, në të cilin luajnë aktorët Josh Gad, Leslie Odom Jr., Johnny Depp dhe Michelle Pfeiffer, e sjellë Branagh jo vetëm në rolin e regjisorit, por edhe si aktor, pasi portretizon personazhin e Hercule Poirot.