Ndahet nga jeta George Kennedy, fitues i Oscarit

Zi në botën e kinemasë. Është ndarë nga jeta George Kennedy, aktor i njohur amerikan dhe fitues i çmimit Oscar për rolin e aktorit jo protagonist në filmin “Cool Hand Luke”, ku ka luajtur në krah të një tjetër aktori të madh, Paul Newman.Kennedy ka marrë pjesë në më shumë se 200 filma, që nga ato Western e deri tek ato qe përshkruajnë katastrofat mjedisore. Roli i tij i fundit ka qenë në vitin 2014, në filmin The Gambler .