Ndahet nga jeta bodybuilder-ja më e njohur në botë

Bodybuilder-ja Mandy Blank u nda nga jeta në moshën 42-vjeçare. Zyra e gjykatës së Los Angeles konfirmoi se Blank u shpall e vdekur në vendngjarje në orën 01:06. Ndërkohë TMZ raportoi se ajo u gjet pa ndjeja në vaskën e saj në shtëpi. Sipas faqes së internetit, asnjë drogë ose alkool nuk u zbulua në vendngjarje dhe nuk kishte rrethana të dyshimta. Një raport i autopsisë dhe toksikologjisë është planifikuar për të përcaktuar shkakun e vdekjes.