Ndahet nga jeta aktorja e njohur Leze Qena

Sot ka ndërruar jetë në moshën 85-vjeçare aktorja e mirënjohur shqiptare, Leze Qena.

Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu.

“Ju konfirmojmë se nga data 6 mars ajo ka qenë në mjekimin intensiv dhe përkundër kujdesit maksimal nga stafi, ajo ka vdekur në ora 9.50, në mjekimin intensiv qendror”, ka thënë Fazliu për Telegrafin.

Qena ishte pjesëmarrëse në filma e seriale të ndryshme, rolet e panumërta të së cilës do të mbesin gjithmonë në mend.

Së fundmi, ajo ka qenë pjesë e serialit të njohur “Çka ka Shpija”.

Leze ka lënë gjurmë të mëdha në kinematografinë kosovare dhe la pas vetes një karrierë të bujshme profesionale.

Ndëkohë qytetarët sonte në orën 20:00 do ndezin qirinj në dritaret e shtëpive të tyre për nder të veprës dhe krijimtarisë së saj.