Ndahet nga jeta aktori i “James Bond”

Aktori amerikan David Hedison, i njohur për rolet në dy filma rreth James Bond, u nda nga jeta në moshën 92-vjeçare.
Ai u shfaq në vitin 1973 në filmin “Live and Let Die”, në rolin e Felix Leiterit. Hedison pastaj u kthye 16 vjet më vonë në një vazhdim të ri të titulluar “Licence to Kill”.Ai është gjithashtu i njohur për rolet në filmat, “The Flying Science Fiction” të vitit 1958, “The Voyage to Bottom of the Sea” dhe “The Colboy”, “The Love Boat”, “The Guy Fall” dhe “Dinasty” .