Ndahet nga jeta aktori i famshëm

Dik Miller, një nga yjet e Hollivudit, ka ndërruar jetë. Aktori i njohur kryesisht për rolet në filmat e serialet “Gremlins” , “Terminator”, “Piranha”, The Burbs”, “Fame” ndërroi jetë në moshën 90 vjeçare.

Dik Miller nisi të aktrojë në vitet 1950, dhe gjatë jetës së tij performoi në thuajse 200 filma, shfaqje televizive dhe fushata publicitare.

“People” raporton se Miller ka bashkëpunuar me regjisorët James Cameron, Martin Scorsese, John Sayles dhe Joe Dante. Kolegët , artistët dhe fansat e tij në mbarë botën shprehën keqardhjen për ndarjen e Miller nga jeta, teksa ripostonin foto të roleve të tij të ndryshme.

“Unë jam i shkatërruar që po jap lajmin se një nga miqtë e mi më të mirë dhe bashkëpunëtorët më të çmuar ka ndërruar jetë”, shkroi regjisori dhe producenti i “Gremlins” Joe Dante.