Ndahet nga jeta akademiku Mark Krasniqi

Është ndarë nga jeta në moshën 95-vjeçare, akadamiku i njohur i Kosovës, Mark Krasniqi. Krasniqi u shua pak pas mesnatës në Qendrën Klinike Universitare të Prishtinës, ku ndodhej i shtruar prej kohësh.Ai shquhet për kontributin e dhënë në publicistikën shqiptare me më shumë se 35 libra shkencorë, letrarë, publicistikë e tekste shkollore, si dhe ka përkthyer disa romane e përmbledhje poezishë nga serbo-kroatishtja, sllovenishtja e maqedonishtja në gjuhën shqipe.