Ndahet nga jeta akademiku Kristo Frashëri

Akademia e Shkencave njofton se është ndarë nga jeta në moshën 96-vjeçare akademiku Kristo Frashëri.Akademia bën të ditur se Frashëri ndërroi jetë mbrëmjen e 31 janarit, nga një vdekje natyrale. Homazhet për akademikun do të mbahen më 3 shkurt në Akademinë e Shkencave.Akademia e Shkencave shpreh ngushëllimet e saj për familjen Frashëri.