Ndahen Vanessa Hudgens dhe Austin Butler

Vanessa Hudgens dhe i dashuri i saj, Austin Butler, janë ndarë pas më shumë se tetë vitesh së bashku, ka thënë një burim për People.

Aktorja e “Bad Boys for Life”, 31-vjeçare, dhe aktori i “Once Upon a Time… in Hollywood”, 28-vjeç, njoftuan u njohën në vitin 2011.

Fansat spelukuan për ndarjen e çiftit në Natën e Vitit të Ri dhe për Krishtlindje pasi ata nuk u panë së bashku duke festuar.

Dyshja një kohë ishin në distancë nga njëri-tjetri pasi xhiruan filmat në vende të ndryshme.

E pyetur se cili ishte çelësi i kësaj lidhjeje të suksesshme, Vanesa tha: “Komunikimi është çelësi. Gjithmonë thuaje atë që mendon, duhet të jesh e hapur”, por mesa duket këtë herë komunikimi nuk ka mjaftuar