Naomi Campbell shtatzënë?? I fejuari i saj publikon foton e dyshimtë

Bota e ‘thashethemeve’ po zien. Skepta, i dashuri i Naomi Campbell ka lajmëruar se do bëhet baba?
Ai ka postuar një ekografi tredimensionale e cila tregon fytyrën e një bebeje, shoqëruar nga një lule. Nuk ka shtuar asgjë tjetër.
Reperi britanik në pranverë kishte deklaruar se ishte fejuar me modelen e famshme Naomi Campbell.
Por nga ‘Pantera e modës’ nuk ka asnjë lajm, asnjë fjalë.
Imazhi i ekografisë tregon se shtatzania është në trimestrin e tretë, pra fare pranë lindjes.
Ndjekësit ‘shpërthyen’ menjëherë në urime për çiftin.
Por mbetet enigmë nëse do jetë vërtet Skepta që do bëhet baba apo është ekografia e ndonjë nipi?
Fansat, ndërkohë, nisën të pyesin reperin se kush është e ëma e fëmijës. E ndërkohë që dikush hipotizon se mund të jetë ‘Afërdita e Zezë’, modelja nuk tregon linja të ekzagjeruara nga fotot.
Ja dhe fotot e Naomit të javëve të fundit…