Naomi Campbell e lidhur me këngëtarin 23 vite më të vogël

Nga rrjetet sociale në festat mondane bashkë, Naomi Campbell dhe Liam Payne.
Supermodelja 48-vjeçare dhe këngëtari dikur pjesë e grupit ‘One Direction’ 25 vjeç, morën pjesë këtë të diel në festën e Vogue e Tiffany & Co, pas çmimeve Bafta në Londër.Gjithçka nisi disa javë më parë, kur që të dy nisën shkëmbimet e komplimenteve reciproke në Instagram.
Më pas, të dy të cilët kanë 23 vite diferencë, u panë bashkë në një koncert bamirësie.
Ndonëse në party-n pas çmimeve Bafta u erdhën të ndarë, ata u panë në disa momente bashkë.
Ishte Campbell ajo që nisi gjithçka, kur në një fotografi të Liam, shkroi “Shpirt i bukur”.
Kjo bëri që ai të replikoj duke thënë, “Duhet një shpirt i tillë për të njohur tjetrin”.
Kaq mjaftoi që mediat amerikane dhe ato angleze të flasin për një lidhje mes tyre