Muzikë e re për “Guns N’Roses” e përmbledhur në një disk

Rikthimi diskografik i “Guns N’Roses”, në formacionin që po i çon nëpër turne në vitet e fundit, është dhe ëndrra e fansave të shumtë, pas paqes mes Axl Rose e Slash.

Kitaristi legjendar deklaroi në një emision radiofonik se menjëherë sapo të mbarojë turneu në vjeshtë, do të nisë dhe puna për një album të ri.

“Është folur shumë për albumin, por nuk kemi ende asgjë konkrete. Ka pak material të mirë, por për momentin do të përqendrohemi te turneu, më pas për këngët e reja”.