Muzika në zi, ndahet nga jeta tenori legjendar shqiptar Gaqo Çako

Ndahet nga jeta në moshën 83 vjeçare, tenori me zërin më të bukur, legjenda e skenës Gaqo Çako. Mjeshtri i madh i muzikës që mbante dhe titullin “Artisti i Popullit” ndërroi jetë në banesën e tij në Tiranë mbrëmjen e së mërkurës (1 gusht 2018).

Lajmin për humbjen e bëri të ditur Teatri i Operas dhe Baletit.

“Lamtumire simboli historik i operas dhe muzikes shqiptare, “Nderi i Kombit” – Gaqo Cako. Me hidherim te thelle bejme me dije se pak minuta me pare eshte ndare nga jeta ne moshen 83 vjecare tenori virtuoz, simboli historik i muzikes operistike shqiptare, “Nderi i Kombit” – Gaqo Cako. Mjeshtri i madh u shua ne shtepine e tij ne Tirane. Ngushellime familjes, miqve dhe kolegeve te Gaqo Cakos – “Nderit te Kombit”.