Muzika e Skrillex mund të ndihmojë kundra pickimit të mushkonjave?

Sipas, një studimi shkencor të fundit, mënyra për të shmangur pickimet nga mushkonjat është pikërisht dëgjimi i muzikës elektronike, sidomos asaj ‘dubstep’ nga artisti amerikan Skrillex, shkruan BBC

“Tingulli është thelbësor për shumëzimin, mbijetesën dhë popullimin e shumë kafshëve”- u shpreh një grup shkencëtarësh të specializuar në studimin e mushkonjave dhe sëmundjeve që ato mbartin.

Ata provuan reagimin që kishte lloji i mushkonjës ‘Aedes agepti’ e njohur ndryshe edhe si mushkonja e etheve te verdha ndaj muzikës elektronike dhe nëse kjo e fundit shërbente si ilaç kundër tyre.

Rezultatet që u publikuan në të përjavshmen Acta Tropica dolën pozitive; mushkonjat e rritura femra pas ‘dëgjimit’ të muzikës elektronike sulmonin më vonë dhe më pak se sa ato në ambjent jo elektronik.

Shkencëtarët thanë se: “shpeshtësia e aktivitetit i të ushqyerit me gjak është më e ulët kur luhet muzika, po ashtu edhe aktiviteti seksual i tyre”.

Kështu që herë tjetër kur dyshoni se keni mushkonja rrotull e dini se çfare muzike të luani ne sfond.