Muzika britanike arrin rekord të ardhurash falë Dua Lipës dhe Ed Sheeran

Muzika britanike arriti një vit rekord në 2017 falë artistëve si Dua Lipa, Ed Sheeran dhe Harry Styles apo Rag’n’Bone Man.

Raporti i matjes muzikore në Mbretërinë e Bashkuar tregoi se të ardhurat nga muzika britanike u rritën me 7 % duke arritur një nivel rekord prej 2.6 miliardë paund.

Albumi i tretë i Ed Sheeran, Divide, me hite si “Shape of You” dhe “Perfect”, ishte më i shituri i vitit të kaluar.

Ndërsa u ndoq nga albumi ‘Human’ i Rag ’n’ Bone Man dhe albumi i dytë i Sam Smith në vendin e pestë.

Ylli i muzikës pop Dua Lipa shtoi suksesin duke u bërë artistja më e transmetuar në Spotify në 2017, duke mposhtur Rihannën dhe Taylor Swift.

Ka pasur edhe një paraqitje nga Harry Styles, i cili siguroi vendin e nëntë me albumin e tij të debutimit.

Eventet live si turnet apo festivalet sollën 1 miliardë dollarë të ardhura, duke përfshirë turnet botërore të The Rolling Stones, Coldplay dhe Sir Paul McCartney.