MTV Video Music Awards, nata e Taylor Swift

Duket se MTV Music Video Awards, mbajtur mbrëmjen e së dielës në Los Angeles, ka qenë mbrëmja dedikuar Taylor Swift, e cila edhe për këtë vit ka marrë vlerësimin e publikut, duke marrë 2 çmimet më të rëndësishme të këtij kompeticioni, atë të videos më të mirë në kategorinë e artisteve femra dhe të videos më të mirë në muzikën pop, dhënë për këngën “Bad Blood”, të cilën Swift e solli në bashkëpunim me këngëtaren Blank Space.Nuk mund të mbetej pas edhe Nicky Minaj, e cila ka rrëmbyer trofeun për çmimin “best hip-hop”, të cilin ka mundur ta fitojë falë këngës së saj “Anaconda.”