“MTV Movie&Tv Awards”, Jada Pinkett Smith merr çmim të rëndësishëm

“Trailblazer Award” është një ndër çmimet më prestigjiozë të “MTV Movie & TV Awards” dhe çdo vit i jepet një artisti revolucionar, i aftë të ndryshojë letrat e lojës dhe të ndërmarrë një rrugë të re për vetën dhe për të tjerët në botën e kinemasë dhe spektaklit.

Këtë vit, “Trailblazer Award” do t’i jepet aktores Jada Pinkett Smith!

“MTV Movie & TV Awards 2019” do të zhvillohet më 17 qershor.