Mozzik së shpejti do të bëhet baba

Ai dhe e dashura e tij Loredana Zefi ka kohë që janë në lidhje dhe cdo ditë e më shumë po e shprehin dashurinë e tyre në forma të ndryshme.
Por a e kishit menduar ndonjëherë se Mozzik dhe Loredana së shpejti mund të bëhen prindër?
Si duket reperi i famshëm, Mozzik do të bëhet baba. Artisti dhe e dashura e tij Loredana janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.
Mozzik gjithashtu ka lajmëruar fansat rreth 1 muaj më parë se nuk do të jetë prezent në koncerte deri në janar të vitit 2019.
Kohët e fundit Mozzik është shpërngulur në Zvicër për të qëndruar më pranë Loredanës, detaje që e bëjnë më të besueshëm lajmin e shtatzënisë.