Mozzik feston ditëlindjen, Loredana zbulon surprizën

Reperi i famshëm Mozzik feston sot 23-vjetorin e lindjes. Në këtë ditë të veçantë nuk ka munguar urimi i të dashurës së tij Loredana Zefi.
Ajo ka zbuluar një detaj në urim që i ka bërë fansat shumë kuriozë.
Loredana është shprehur se çifti do presë shumë gjëra sëbashku dhe një është duke ardhur.
Ajo ka nxitur thashethet se janë në pritje të një fëmije.
Loredana Zefi: “Gëzuar ditëlindjen Mozzik, përveçse je bashkëshorti im, je edhe shoku im më i mirë në të njëjtën kohë. Në çdo person unë dua të ndryshoj diçka, por jo tek ti, sepse ti për mua je perfekt. Ne do të presim shumë gjëra në jetë, një tashmë është shumë afër! Ti e di se çfarë dua të them. Përgjithmonë! Gëzuar ditëlindjen Mozzik.”
Prej kohësh në mediat rozë qarkullon lajmi se Loredana dhe Mozzik do bëhen prindër të një fëmije por është një lajm që mbetet për tu konfirmuar nga çifti.